Mbappe nuk bën ulje çmimi, i kërkon Realit pagën e çmendur
Kur të kërkon Real Madrid është nder por edhe duhet të të paguajë mirë. Kështu mendon Kylian Mbappe që i ka vendosur vetes një çmim shumë të kripur.
Në bisedimet që po zhvillon me 14 herë kampionët e Europës, sulmuesi francez ka kërkuar plot 50 milionë euro në sezon pagë neto.
Nëse Reali e miraton kërkesën e “djalit tekanjoz” atëherë ai do të përfitonte dyfishin e lojtarit më të mirëpaguar të mbretërorëve.
Luksi e ka një kosto dhe madje shumë të madhe e Perez duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me humbjet në buxhet por edhe me pakënaqësinë që mund të krijojë në skuadër një fakt i tillë.
Për momentin në Madrid janë ndalur të oferta 40 milionë por Mbappe edhe një njeri që nuk bën ulje dhe me shumë mundësi nëse ai transferohet me parametra zero vitin e ardhshëm, Reali mund ta bëjë një tolerim pasi në këtë rast do të kursente rreth 200 milionë euro që është shuma që kërkon momentalisht PSG për ta lënë të lirë.
