Të gjithë të çmendur pas Messit, në SHBA një mbrëmje gala për prezantimin e “pleshtit”

Në Major League Soccer ka nisur “Messi Mania” pasi përsa i përket futbollit, gjithçka lidhet me sulmuesin argjentinas i cili nisi një kapitull të ri përtej Atlantikut.

Kampioni i botës do të prezantohet zyrtarisht në datën 16 korrik në “DRV PNK Stadium” të Fort Lauderdale. Autorët kanë planifikuar një spektakël të titulluar “The Unveil”, një mbrëmje spektakli dhe futbolli ku Inter Miami do të prezantojë zyrtarisht numrin 10.

Argjentinasi 7 herë fitues i Topit të Artë përshëndeti PSG pas dy sezoneve me dritëhije ndërsa bashkë me ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Sergi Busquets do të vihen nën urdhrat e trajnerit Tata Martino për të nisur fazën përgatitore.

Messi do të debutojë që në datën 21 korrik në ndeshjen kundër Cruz Azul për llogari të Leagues Cup, një turne me tre skuadra të skuadrave nga divizionet më të larta të Meksikës dhe SHBA-së.