Pritej të transferohej në Itali, vendim surprizë për portierin Karius

Newcastle ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me portierin Loris Karius për vazhdimin e bashkëpunimit, të paktën edhe për një sezon.

Ky vendim është cilësuar si surprizë, pasi Karius pritej të transferohej në Itali, për t’u bashkuar me partneren Diletta Leotta, e cila është gazetare e DAZN.

30-vjeçari gjerman Karius po kalon vite mjaft të vështira.

Në edicionin e fundit në Bundesligë, “gardiani” mbrojti në vetëm 4 ndeshje portën e Union Berlin.

Më parë, ai ka luajtur edhe për Besiktas, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur 2 edicionet me fanellën e gjigandëve anglez të Liverpool.