Blerja e tretë e Interit, gjermani i U-21 pritet të mbërrijë në Milano

Interi nuk di të ndalet në merkato por këtë herë afron një emër me perspektivë që mund të rezultojë vi rëndësishëm në të ardhmen. Bëhet fjalë për lojtarin gjerman të U-21, Yann Bisseck.

Mbrojtësi do të largohet nga Aarhus ku do të shkojnë 7 milionë euro të ndara në 2 këste. Marrëveshja është finalizuar prej shumë ditësh dhe tashmë pritet që 22-vjeçari i lindur në Koln të bëjë hapin e madh.

Ai do të mbërrijë në Milano menjëherë pas pushimeve verore që në këtë rast janë më të gjatë për shkak të pjesëmarrjes në Euro U-21.  Shtatlarti do të jetë blerja e tretë e Interit pas zyrtarizimit të Thuram e Frattesi-t.