Talenti shqiptar Luis Hasa shkëlqen me Italinë U-19, e kualifikon në gjysmëfinalen e Euro 2023
Quhet Luis Hasa, ka lindur në Sora të Italisë nga prindër shqiptarë dhe është një nga surprizat më të ëmbla të të kaltërve U19 në Euro 2023.
Hasa shënoi golin e barazimit në sfidën me Poloninë duke i dhuruar skuadrës italiane biletën e gjysmëfinales së evenimentit kontinental.
Me golin e shqiptarit, Italia arriti të renditej e dyta në grupin e saj të europianit që po zhvillohet në Maltë dhe tashë duhet të mësojë emrin e kundërshtarit për gjysmëfinalen. Spanja ose Norvegjia do të sfidojnë ekipin e trajnerit Bollini.
Talenti që ka edhe pasaportë shqiptare ka zgjedhur të veshë fanellën e Italisë. Ai menaxhohet nga Francesco Totti dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së dytë të Juventusit.
???????? Europei U19: termina il primo tempo col risultato di 1-1 tra Italia e Polonia. Italia che crea tanto ma concretizza poco, mentre la Polonia trova il vantaggio su una incertezza di Mastrantonio. Poi Vignato decide di imitare Leao e propizia il pareggio azzurro ???????? https://t.co/M0cFtBAn6o pic.twitter.com/omiPxvcDir
— L'altra Faccia del Diavolo (@AltraFacciaDiFR) July 9, 2023
