David Beckham rrëfen ditën kur bëri për të qarë bashkëshorten Victoria

Largimi nga LA Galaxy në vitin 2013 mund të ishte edhe kapitulli i fundit për karrierën e gjatë të David Beckham por një telefonatë e papritur nga Parisi prishi planet e familjes. Kur mendohej se do të tërhiqej nga futbolli dhe Victoria do të realizonte ëndrrën për t’u zhvendosur në Londër, planet ndryshuan dhe këtë e rrëfen Beckham në një intervistë të veçantë.
“Për herë të parë Victoria mund të zgjidhte ku të transferohej sepse deri në atë moment familja më kishte ndjekur përherë mua. Ajo dëshironte të kthehej në Londër ku ka selinë edhe shtëpia e saj e modës por papritur ra telefoni dhe ishte presidenti i PSG që më bëri një ofertë të parefuzueshme.
Kur ia thashë Victoria-s ajo shpërtheu në lot. Ishte një ofertë që më lejonte të fitoja një trofe tjetër. Victoria është një femër e pabesueshme dhe nuk kam njohur askënd tjetër që të punojë sa ajo. Është e impenjuar jo vetëm me familjen por edhe me biznesin dhe gjatë viteve ka arritur të ketë sukses pikërisht falë punës së madhe që ka bërë”.
