Dortmund blen lojtarin homofob dhe e detyron të nënshkruajë kontratë me kushte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2023, 16:35
22-vjeçari i Wolfsburg, Felix Nmecha transferohet te Borussia Dortmund por me një klauzolë të veçantë në kontratë.
Tifozët e skuadrës nënkampione janë në revoltë për blerjen e talentit që në të shkuarën është bërë kryefjalë për shprehjet homofobe.
Lojtari që është edhe në orbitën e Kombëtares së Gjermanisë nuk duhet të shkelë standartet e klubit ne lidhje me respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT, në të kundërt do të gjobitet deri në 1 milionë euro.
Në rrjetet sociale, Nmecha ka postuar shpesh herë kundër komunitetit gay në Gjermani duke u vendosur shpesh herë në qëndër rë kritikave.
