Silverstone muzike e vjetër, fiton sërish Max Verstappen

Silverstone muzike e vjetër, fiton sërish Max Verstappen
Kampioni i botës në fuqi, Max Verstappen fiton garën e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe. Holandezi dominon në pistën angleze duke regjistruar suksesin e shtatë në 10 garat e këtij sezoni duke lënë pas dy pilotët vendas, Lando Norris dhe Leëis Hamilton.

Gara e Britanisë zgjati vetëm 5 xhiro ku Verstappen arriti të parakalonte Norris i cili gjeti një hap më të shpejtë në startin e garës duke e lënë pas holandezin. Më pas gara u mbyll pa shumë probleme për kampionin e botës që i dhuron suksesin e 10 në 10 gara sezonale skuadrës së Red Bull, dominuese absolute gjatë këtij sezoni.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, garën e ardhshme, Red Bull mund të barazojë rekordin e McLaren  në vitin 1988 me 11 fitore në 11 gara. Në krahun tjetër, McLaren me Landfo Norris ëndërruan vetëm për pak xhiro edhe pse njëvendëshja nga Woking është fituese morale e kësaj gare pasi tregoi një formë fantastike.

Vetëm vendi i nëntë për Leclerc dhe i gjashti për ferraristin tjetër Sergio Perez të cilët dështuan me kokëkuqen nga Maranello.