Lukaku-Inter mund të bëhet por për 45 milionë euro

30 milionë euro nuk mjaftojnë, sinjali është i pastër dhe i qartë, Chelsea nuk do të marrë parasysh oferta që nuk plotësojnë pritshmëritë e klubit anglez për Romelu Lukakun.

Mediat britanike bëjnë me dije se presidenti Todd Boehly ka vendosur çmimin për kartonin e bomberit që është plot 45 milionë euro, një shifër shumë e lartë për arkën e Interit. Klubet janë në bisedime por nëse zikaltërit nuk i afrohen kësaj shume, do të jetë e vështirë që sulmuesi belg të transferohet përfundimisht në Milano.

Në krahun tjetër, koha po shtrëngon sepse trajneri Maurizio Pocchetino ka bërë me dije se dëshiron ta shikojë në stërvitje belgun që në ditën e parë të grumbullimit nëse ai do të vazhdojë të jetë një lojtar i Chelseat. Por kjo bie në kundërshtim me dëshirën e lojtarit i cili ka refuzuar çdo ofertë për të qëndruar në Milano.