Ofensiva e dytë gjermane, Bayern bën ofertën tjetër për Harry Kane

Ofensiva e dytë gjermane, Bayern bën ofertën tjetër për
“Sky Germany” zbulon lëvizjen e radhës së Bayern Munchen për të bindur Tottenham të heqë dorë nga pretendimi fillestar prej 100 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin Harry Kane.

Sipas televizionit me pagesë, klubi kampion i Gjermanisë i ofron presidentit të Tottenham, Daniel Levy plot 80 milionë euro plus disa bonuese të rëndësishme që mund ta rrisin edhe pak më shumë vlerën e kartonit të sulmuesit anglez kontrata e të cilit me “Spurs” skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.

Një ndryshim i madh ky krahasuar me ofertën e parë që ishte vetëm 60 milionë euro dhe u rikthye menjëherë në destinacionin fillestar nga klubi londinez.