Alexander Volkanovski “kafsha” e kafazit, shkatërron rivalin në UFC 290
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2023, 09:11

Yair Rodriguez nuk arriti t’i bënte ballë kampionit në fuqi të UFC 290, Alexander Volkanovski. Një nokdaun në raundin e tretë të përballjes ku ky i fundit u konfirmua si një nga luftëtarët më të fortë të planetit në sportin e MMA.
Përballja mes të dyve u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Las Vegas ku i pranishëm mes të ftuarve ishte edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nën shoqërinë e drejtuesit të UFC, Dana White.
Ndeshja u ndërpre nga arbitri pasi Volkanovski e shtriu në ring rivalin duke e sulmuar egër dhe për të mos rrezikuar dëmtime të rrezikshme për meksikanin, ndeshja u ndërpre. Australiani i pamposhtur duhet ta mbrojë sërish titullin në muajt e ardhshëm dhe përballja e radhës do të jetë ajo kundër Ilia Topuria.




