E bëri Interin të madh, ndërron jetë legjenda zikaltër

Luis Suarez ndërron jetë në moshën 88-vjeçare pas një beteje të shkurtër me sëmundjen.

Njeriu simbol i Interit të suksesshëm të viteve '60 që u transferua në Milano për 300 milionë lireta nga Barcelona, ka fituar dy Liga të Kampioneve.

Në vitin 1960 ai fitoi Topin e Artë dhe mbetet i vetmi spanjoll që ka marrë çmimin prestigjoz të "France Football". Ishte këmbëngulja e trajnerit Helenio Herrera që e bindi presidentin Angelo Moratti të blinte kartonin e spanjollit të lindur në Girona në vitin 1935. 

Suarez u transferua te Interi në vitin 1961 dhe luajti deri në 1970-ën ndërsa fitoi edhe dy Kupa Interkontinentale përveç 3 titujve dhe 55 golave të shënuar. 

Me 300 milionë liretat e përfituara nga shitja e tij, Barcelona ndërtoi unazën e tretë të stadiumit "Camp Nou".

Në vitin 1964, Suarez fitoi edhe Kampionatin Europian me Spanjën.