Van der Sar ende në rrezik për jetën, ish-portieri mbetet në terapi intensive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2023, 14:20

Ish-portieri i Ajax, Manchester United dhe Juventus, Van der Sar vazhdon të luftojë për jetën në një spital kroat ku u shtrua për shkak të një hemorragjie celebrale.
Shtatlarti mbetet në gjendje serioze për jetën dhe nuk ka është ende jashtë rrezikut pas goditjes që mori në vendin ballkanik ku ndodhej për të kaluar disa ditë në bregdetin dalmat.
Komunikata e Ajax:
"Edwin van der Sar do të qëndrojë në terapi intensive për momentin. Gjendja e tij është e qëndrueshme por ende shqetësuese. Ajax i shpërndan këto informacione pas konsultimit me bashkëshorten Anemarie. Familja e tij dhe Ajax janë mirënjohës për mesazhet e shumta mbështetëse”.

