Mbappe shënjestron PSG-në: Unë dua të luaj për të fituar...

Mbappe shënjestron PSG-në: Unë dua të luaj për të
Me kontraën që i skadon në vitin 2024 dhe 100 milionë euro për të arkëtuar në vitin e fundit të bashkëpunimit me PSG, Kylian Mbappe mund t’i japë një goditje shumë të fortë financiare klubit nëse vendos të mos rinovojë apo të largiohet në qershorin pa asnjë qindarkë.

Klubi i ka vendosur një afat për të marrë vendimin për rinovimin por mesa duket numri 7 nuk e prish humorin e madje thumbin nga pushimet klubin e tij.

“Nuk ka asnjë arsye për të menduar se është sezoni im i fundit në Ligue 1. Unë jam shumë konkrrues dhe luaj vetëm për të fituar. Nuk ka rëndësi se me cilën fanellë luaj, vendin apo kohën. Unë nuk ngopem asnjëherë me fitoret. Shkoj me pushime, rikuperoj energji dhe kthehem në fushë për të bërë atë për të cilën të gjithë më njohin”, theksoi sulmuesi pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Francë.