Shakira konfirmon historinë e pasionit me Hamilton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2023, 12:18
Nëse deri në këto momente ka pasur ndonjë pikëpyetje, tashmë bien të gjitha pasi Shakira bën një gjest që lë pak vend për interpretime.
Pasi ndoqi nga afër garat e Formula 1 në Miami dhe Barcelonë, këngëtarja kolumbiane ka udhëtuar në Britaninë e Madhe për të qenë e pranishme edhe në Silverstone.
Lëvizje kjo që konfirmon se diçka mes saj dhe Leëis Hamilton ka lindur. Ata janë fotografuar fillimisht në jahtin e pilotit në Florida dhe më pas në një restorant në Barcelonë duke qëndruar shumë afër njëri-tjetrit.

Lajmi gjithsesi nuk ka gjetur ende asnjë konfirmim si nga piloti 7 herë kampion bote dhe as nga ish e fejuara e Gerard Pique.
