Vllaznia barazon në miqësoren e dytë të Bosnjes

Ndalet në barazim Vllaznia në ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore të Bosnje Hercegovinës ku ekipi shkodran ndodhet për fazën përgatitore.

Pas suksesit 4-0 ndaj Medjugores, kundër bishnjakëve të HSK Posusje, skuadra kuqeblu nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.

Pas avantazhit të vendasve, Vllaznia barazoi me autor Cheshmedjiev. Pas pak ditësh Vllaznia do të luajë edhe një miqësore tjetër ndërsa në 13 korrik do të sfidojë Linfield për raundin e parë të Conference League.