Milan e zbut dhimbjen e Tonalit me “shopping” në Londër, gati dy afrime të bujshme
Largimi i mesfushorit Sandro Tonali për 80 milionë euro te Newcastle ka hapur një kapitull të rëndësishëm te Milani, atë të afrimeve.
Dy janë objektivat kryesorë për të forcuar mesfushën dhe sulmin, Ruben Loftus-Cheek e Christian Pulisic që të dy lojtarë të Chelseat.
Mesfushori anglez mund të përshtatet në disa role dhe është shumë i ngjashëm me Milinkovic, i cili mbetet një dëshirë në sirtar për Stefano Piolin.
16 milionë plus bonuset mjaftojnë për Loftus-Cheek, ndërsa Cristian Pulisic kushton edhe më pak rreth 10 milionë.
Transferimi i tij mund të jetë më i lehtë duke vlerësuar faktin që bëhet fjalë për një amerikan ashtu si edhe pronarët e Milanit dhe gjuha e përbashkët mund të gjendet shumë shpejt.
Në majën e sulmit, pas dështimit Thuram, Milan po shikon për alternativa të tjera dhe Gianluca Scamacca e Alvaro Morata. Scamacca janë në majën e listës së preferencave.
