Shpërtheu te Milani por Real Madrid e kthen në shtëpi. Fjalë lamtumire nga Brahim Diaz
Brahim Diaz rikthehet te Real Madrid që vlerëson se lojtari mund të japë një kontribut në skuadrën që zotëron kartonin e lojtarit.
Në një postim të gjatë dhe preskës të publikuar në instagram, Diaz shkruan një letër të gjatë dashurie dedikuar Milanit dhe tifozëve kuqezi:
“I dashur Milan, sot më takon të të them lamtumirë dhe të të falënderoj për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë sëbashku. Që prej ditës së parë kur vesha këtë fanellë e kuptova se isha në një vend të veçantë. Të gjithë keni qenë si një familje për mua sepse kemi ndarë bashkë gjithçka.
Në momente të vështira por edhe të lumtura ju do të vazhdoni ta mbështesni këtë skuadër dhe kjo lamtumirë nuk do të thotë se do t’ju harroj. Do t’i mbaj mend gjatë festën dhe golat e shënuar bashkë me momentet e veçanta por edhe ato të veshtira që na kanë bërë më të fortë si skuadër”.
