VIDEO/ Uruguaji kampion bote U-20, Italia largohet me lotë nga finalja

Merr fund në finale ëndrra e Italsië së 20-vjeçarëve për të fituar Kupën e Botës. Në finale kundër Uruguajit, të kaltërit u thyen 1-0 duke dalë të kokën ulur nga turneu ku shkuan me shpresa deri në minutën e 86 kur goli i Rodriguez preu shpresat e tyre.

I anuluar fillimisht për pozicion jashtë loje, sistemi VAR e riktheu të rregullt duke i dorëzuar Kupën e Botës Uruguajit që e fiton për herë të parë, ndërsa Italia nuk ka mundur të triumfojë ende asnëjherë në një Botëror U-20.

Ndeshje ku bardhekaltërit merituan plotësisht suksesin pasi Italia nuk bëri shumë në këtë finale. Anerikano-jugorët sulmuan gjatë gjithë sfidës për të kompletuar një botëror shumë pozitiv.