VIDEO/ Serie A 2023-2024 merr formë, kompletohet edhe me 2 skuadrat e fundit

VIDEO/ Serie A 2023-2024 merr formë, kompletohet edhe me 2 skuadrat e
Cagliari dhe Hellas Verona do të jenë dy skuadrat garuese të sezonit të ri në Serie A pasi finaleve të zhvilluara në fundin e një sezoni shumë të gjatë.

Në finalen play-off të Serie A, skuadra ishullore e Claudio Ranierit kaloi Barin 1-0 me një gol të Pavoletti-t në kohën shtesë duke zhvlerësuar barazimin 1-1 të ndeshjes së parë.

Cagliari i bashkohet kështu dy skuadrave të tjera të kualifikuara direkt, Frosinone dhe Genoas. Në finalen tjetër, atë të mes Spezia-s dhe Verona-s, dy skuadra që e mbyllën sezonin e Serie A me pikë të barabarta, ishin verdheblutë ata që dominuan 3-1 në Reggio Emilia.

Finalja e luajtur në “Mappei Stadium” e shtyn skuadrën Ligure në Serie B pas tre viteve ndërsa ishte Ngonge ai që shënoi dy golat vendimtarë të Veronas që e siguroi fitoren që në pjesën e parë.