Maturantët në të gjithë vendit do të testohen sot në provimin e Matematikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 09:05
Pasi iu nënshtruan provimit të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë – Letërsisë, maturantët në të gjithë vendit do të testohen sot për provimin e matematikës.
Për mbarëvajtjen e provimit do të angazhohen 7782 punonjës të arsimit
Testi përbëhet nga 60 pikë, dhe maturantët duhet të sigurojnë 25% të tyre për të kaluar.
Këtë vit provimet janë zhvilluar në salla të mëdha dhe nën monitorimin e kamerave.
Në të gjithë vendin janë 140 qendra provimi nga këto 100 janë palestra , 80 ambjente korridoresh dhe 600 klassa.
Ndryshe nga më parë, këtë vit lejohet kontestimi i notës dhe mund të bëhet ankim për rivlerësim të testit.


