Maturantët bëhen gati për testin e Matematikës, 7782 punonjës të arsimit në detyrë
Pasi iu nënshtruan provimit të Gjuhës së huaj dhe Gjuhë-Letërsisë, maturantët në të gjithë vendit do të testohen nesër për provimin e matematikës.
Nxënësit do të nisin ti përgjigjen pyetjeve në orën 10:00, por në institucionet e vendosura për provimin duhet të jenë 90 minuta para.
Për mbarëvajtjen e provimit do të angazhohen 7782 punonjës të arsimit.
Në provim do të jenë të përfshira të gjitha nivelet e vështirësisë Gjithashtu për herë të para këtë vit janë hartuar teste të veçanta për 170 nxënës me aftësi ndryshe.
Testi përbëhet nga 60 pikë, dhe maturantët duhet të sigurojnë 25% të tyre për të kaluar.
Këtë vit provimet janë zhvilluar në salla të mëdha dhe nën monitorimin e kamerave. Në të gjithë vendin janë 140 qendra provimi nga këto 100 janë palestra , 80 ambjente korridoresh dhe 600 klassa.
Ndryshe nga më parë, këtë vit lejohet kontestimi I notës dhe mund të bëhet ankim për rivlerësim të testit.
