E rëndë në Krujë, ashensori zë poshtë punëtorët e pallatit në ndërtim, dërgohen në spitalin e Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 19:31
Dy punëtor janë plagosur ditën e sotme në Krujë, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë. Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.
Të dy ata janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
