Kulla tregon skeçin që bëri në komunizëm me ballistë: Pati shumë sukses, u bëmë për 2 ditë
Në një intervistë në regjizori dhe shkrimtari Pëllumb Kulla u shpreh se ka bërë një herë skeç me ballistë që rrinin roje dhe u futeshin klandestinët dhe kalonin nën hundën e tyre.
Ai theksoi se ky material pati sukses dhe kishte shumë batuta që dolën nga aty.
Kulla: Kur kam bërë një herë skeç me ballistë që rrinin roje dhe u futeshin klandestinët dhe kalonin nën hundën e tyre. Aty shkonin për të shitur patate, por ato ishin bomba. Ia dhash Luftar Pajës dhe Hasan Bregut dhe ato dënoheshin nga kapoja e tyre me varje për këmbësh.
Ky material pati sukses dhe kishte shumë batuta që dolën nga aty. E gjithë komedia zhvilloi mbi këtë maskim dhe pati efekt të madh, gjë e cila u pa në të gjithë republikën. U shkruan për Vitin e Ri duke u realizuar brenda 2 ditësh.
