Kulla tregon takimin me Enverin: Më la të bëhem artist, edhe atij i kishte ngelur peng të bëhej artist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 22:08
Në një intervistë në regjizori dhe shkrimtari Pëllumb Kulla tregoi momentin kur ka takuar diktatorin Enver Hoxha lidhur me mos ndjekjen e shkollës për shkak të biografisë.
Kulla: I thash Enverit se dua të shkoj në shkollë dhe Enveri ndaloi e më priti mirë. Ruaj një sektor të veçantë për këtë moment, jo për figurën e tij sepse çfarë nuk kam shkuar për dëmet që i ka sjellë vendit dhe historisë së vendit.
Ai më tha pse nuk bëhesh inxhinier. Unë i thash që mendoj se bëhet inxhinier i mirë ai që ka qejf të bëhet inxhinier. Mua nuk më linin që të bëhesha artist për shkak të biografisë. Edhe Enveri më tha se e kishte peng që nuk u bë artist. Nuk e njihte gjyshin tim fare. Një fjalë e tij u desh që të shkoja në shkollë.
