Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 16:58
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Fier-Vlorë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore.
Viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip ‘Ford’.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.
