Mbështes Kosovën në NATO, Gjoni raporton platformën si ambasador në Aleancë
Komisioni i jashtëm është njohur me platformat e katër kandidatëve për ambasador. Ilir Gjoni tashmë i propozuar për të përfaqësuar Shqipërinë në NATO ka deklaruar mbështetjen për Kosovën dhe për shyarjen e përplasjeve në veri
Shqipëria do të mbështesë Kosovën në antarësimin në organizmat ndërkombëtare. Ilir Gjoni, kandidat për të marrë detyrën e ambasadorit në NATO shprehet se një nga angazhimet e tij do të jetë përkrahja e Prishtinës, por edhe çtensionimi i situatës në katër komunat e veriut.
"Interesat tona kombëtare janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe ku roli jonë si antëra të NATO-s është domethënës, lidhet dhe me situatën në veri të Kosovës dhe angazhimi konkret dhe imponues të NATO në këtë zonë si faktor preventiv të një konflikti të mundshëm. Në këtë aspekt zëri ynë në organizatë është dhe duhet të jetë sipas gjykimit tim vendimtar," tha ai.
Një tjetër raportim ishte dhe Ridi Kurtezi që duke folur për bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, vlerësoi investimin në Portin e Durrësit.
"Projekti i madh i portit të Durrësit është projekti më i suksesshëm i bashkëpunimit ekonomik dhe i tërheqjes së investimeve në turizmin elitar duke i hapur rrugë investimeve të tjera në fushën e infrastrukturës turistike," tha ai.
Mustafa Nano tashmë ka vendosur të lërë median, por edhe në diplomaci parashikon të mos ndryshojë format.
"Shoh një pjesë të komunitetit shqiptar, tek pjesa e Kosovës, fokusimi maniakal tek identiteti i origjinës është pak problematik sidomos kur merr ngjyra të natyrës fetare e do të shënojë shumë laicizime e asaj botës shqiptare," tha ai.
Ndërsa kandidatja për ambasadore e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej vuri edhe njëherë theksin në rëndësinë e diasporës shqiptare atje.
