Rama publikon pamjet: Aeroporti i Vlorës po merr formë dita-ditës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 08:33
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga puna në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Rama teksa ndan disa foto nga punimet, thotë se aeroporti ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës.
Kreu i qeverisë shprehet se aeroporti i Vlorës fo të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar.

“MIRËMËNGJES dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

