Kulla: Unë kam qenë me PD-në, por nuk më kanë dhënë asgjë, të gjitha mi dha PS-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 22:32
Në një intervistë në regjizori dhe shkrimtari Pëllumb Kulla u shpreh se ka qenë me PD-në, por nuk i kanë dhënë asgjë, pastaj të gjitha i kanë ardhur nga PS-ja.
Kulla: Unë kam qenë me PD-në, por nuk më kanë dhëne asgjë. Pastaj të gjitha më kanë ardhur nga PS-ja dhe më vjen që më thonë se të gjitha m’i kanë dhënë ata të PS-së. Berisha më bëri ambasador në New York. Titujt artistikë janë të rëndësishëm.
Në shumë vende nuk kishte artistë të popullit që janë hequr sepse ishin modele komuniste. Unë qahem me politikën më mënyrën se si është zhvilluar ajo. Më bëjnë përshtypje shumë gabime që nuk po ndreqen kurrë.
