Kulla: Berlusconi ishte një njeri që dha shpresë kudo, rrëzoi pushtetin e familjeve oligarkike në Itali

Në një intervistë në RTV Ora, analisti Ilir Kulla u shpreh se Berlusconi dha shpresë kudo, në medie, biznes dhe në politikë.

Ai tha se ai ka qenë shumë i lidhur me nënë e tij dhe është mërzitur shumë kur ajo i vdiq, duke shtuar se kjo bëri që ai të kishte edhe një krizë psikologjike.

Kulla: Berlusconi dha shpresë kudo, në medie, biznes dhe në politikë. Provoi gjithmonë diçka të re dhe jepte shpresë për njerëzit. Prandaj e donin të gjithë ose e dashuronin të gjithë. Ky ishte ai. Ai ka qenë shumë i lidhur me nënë e tij dhe është mërzitur shumë kur ajo i vdiq. Ajo dalja me ato vajzat ishte një lloj kompensimi për këtë humbje. Aty pësoi një krizë të madhe psikologjike që e çoi edhe në divorcin me gruan e dytë.

Berlusconi ishte ai që kishte një histori si sipërmarrës dhe kishte lidhje politike.Berlusconi rrëzoi pushtetin e familjeve të oligarkëve. Në Milano krijoi atë që donte klasa punëtore në vitet ’70. Gjatë Berlusconit kryeministër e gjithë fasha është e bërë nga klasa punëtore dhe klasa e mesme. Kjo e bëri atë që në kulmin e krizës 93-94 ai e kuptoi se duhet një bipolarizëm dhe krijoi të djathtën.