Kulla: Gjyshi im u kthye dhe u dënua me pushkatim nga komunizmi se shërbeu në kohën e Zogut

Në një intervistë në regjizori dhe shkrimtari Pëllumb Kulla u shpreh se të parët e tij nuk kanë bërë asnjë krim se nuk është krim që të shërbesh me Zogun dhe të duash të arratisesh.

Kulla: Të parët e mi nuk kanë bërë asnjë krim se nuk është krim që të shërbesh me Zogun dhe të duash të arratisesh. Gjyshi im u kthye dhe u dënua me pushkatim. Ishte në parlamentin në kohën e Zogut, ka qenë roje e parlamentin dhe zv. kuestor në kohën e Italisë fashiste.

U pushkatua gjyshi im dhe shumë të tjerë nga familja ime dhe me këtë gjë kam pasur rast që të merrem me historinë e familjes time.