Juventus bën një hap pas dhe “tradhëton” Barcelonën e Realin për Superligën

Juventus bën një hap pas dhe “tradhëton”
Juventus nuk arrin ta mbaje presionin e UEFA-s dhe pas largimit të presidentit Agnelli, klubi torinez braktis edhe idenë e projektit të Superligës ku ishte një nga ideatorët dhe inisiatorët bashkë me Barcelonën dhe Realin e Madridit.

Bardhezinjtë janë shkëputur zyrtarisht duke e braktisur këtë projekt ku mbeten vetëm dy klubet spanjolle.

Superliga cilësohet si një projekt antisportiv nga presidenca e re e “Zonjës së vjetër” që i dorëzohet kështu presionit të UEFA-s që e kërcënoi me përjashtim nga kupat europiane me motivacionin e dënimeve që ka marrë në Itali edhe pse arsyeja ishte tjetër, Superkupa e Europës.