Ideja e "çmendur"/ Ronaldo-Messi-Benzema mund të luajnë në të njëjtën skuadër...

Ideja e "çmendur"/ Ronaldo-Messi-Benzema mund të
Newcastle, klubi në pronësi të mbretit të Arabisë Saudite mund të bashkojë në një stemë tre yjet e futbllit botëror për të bërë realitet ëndrrën e miliona njerëzve në mbarë botën.

Benzema, Messi dhe Ronaldo mund të vishen me fanellën bardhezi pasi Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Nassr and Al-Hilal janë klube në pronësi të të njëjtit fond që zotëron edhe klubin e Premier League e në këtë mënyrë, ata mund të luajnë pa asnjë problem edhe në veriun e Anglisë për ngjyrat e Newcastle.

Ronaldo është pjesë e Al Nassr, Benzema ka nënshkruar orët e fundit me Al-Ittihad ndërsa Messi duhet të presë ende për të marrë vesh të ardhmen e tij edhe pse mundësia që të firmosë me Al-Hilal është shumë e madhe. “The Sun” e konsideron të mundur një lëvizje të tillë pasi në rregulloren aktuale lejohet huazimi deri në 4 lojtarë nga një ose disa klube satelit.