Juventusi humbet kampionin e botës, argjentinasi jep lamtumirën
Angel Di Maria largohet nga Juventusi. Vendimin e bën të ditur vetë sulmuesi argjentinas pas një sezoni me dritëhije. Nga Spanja ku ai ndodhet për pushimet verore, Di Maria shkruan letrën e lamtumirës:
“Mbërrita në fund të një etape të vështirë dhe të komplikuar. Largohem i qetë dhe me ndërgjegjen e pastër se dhashë gjithçka për të ndihmuar klubin të fitojë tituj por kjo nuk ishte e mundur.
Iki me shijen e hidhur se nuk ia dola mbanë por me lumturinë se do të marr me vete shumë miq nga kjo skuadër e mrekullueshme. Falënderoj gjithë shokët për mbështetjen që më kanë dhënë që nga dita e parë duke më bërë të ndihem si në shtëpi.Një përqaim të madh. Ju kam të gjithëve në zemër!”.
Di Maria regjistron 40 ndeshje me 8 gola dhe 7 asiste gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit ku nënshkroi për disa vite por largohet pas 12 muajve.
