Është zyrtare, Karim Benzema nënshkruan me Al Ittihad deri në vitin 2026, ja shuma që arkëton

Është zyrtare, Karim Benzema nënshkruan me Al Ittihad deri
Karim Benzema nis zyrtarisht aventurën te skuadra kampione e Arabisë Saudite, Al Ittihad duke u bërë lojtari i dytë që ka fituar Topin e Artë dhe që zhvendoset në vendin e Lindjes së Mesme.

Pas Cristiano Ronaldos që është bashkuar në dimër me rivalët e Al Nassr, Benzema hedh firmën dhe në këto dy sezone do të arkëtojë rreth 300 milionë euro por në kontratë ka vend edhe për një vit shtesë pasi nëse palët bien dakort mund ta vazhdojnë bashkëpunimin përtej vitit 2026.

Skuadrën e Al Ittihad e drejton ish trajneri i Tottenham, Nuno Espirito Santo. Klubi është themeluar në vitin 1927 në Gedda dhe është skuadra e dytë më e suksesshme në Arabinë Saudite me 9 tituj të fituar. Vendin e parë e mban Al Hilal ku pritet që të zyrtarizohet edhe Lionel Messi. Nofka e skuadrës është “tigrat” dhe u shpall kampione vitin e fundit me 5 pikë më shumë se Al Nassr i Cristiano Ronaldos.