Paolo Maldini do të shkarkonte Piolin, kishte gati emrin e stolit të Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 11:59

Milani do t’i nënshtrohej një mini-revolucioni gjatë kësaj vere, sigurisht nëse Paolo Maldini do të kishte vazhduar detyrën.
Zbulimin e bën “Corriere dello Sport” që thekson se ish-drejtuesi kuqezi, përpara se të shkarkohej kishte një plan të qartë që niste me shkarkimin e Stefano Piolit. Në vendin e tij do të emërohej Andrea Pirlo, ish-shoku i skuadrës në kohët e arta të Milanit.
Gjithsesi, nuk është kjo arsyeja pse presidenti Gary Cardinale mori vendimin për ta larguar Maldinin nga drejtimi i skuadrës pasi mes tyre nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie pozitive.
