Vllaznia prezanton trajnerin, emër i papritur në krye të stolit shkodran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 18:28
Nuk është Edi Martini dhe as Armando Cungu. Vllaznia prezanton trajnerin e ri që do të jetë Migen Memelli.
Ish-futbollisti është një zgjedhje surprizë në stolin kuqeblu pasi emri i tij nuk ishte lakuar ditët e fundit. Memelli u largua nga stoli i Skënderbeut në mesin e sezonit për shkak të rezultateve jo pozitive me korçarët ndërsa në këtë detyrë të re do të ketë si krahun e djathtë një ish të skuadrës shkodrane.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin Ndriçim Shtubina, i cili ka punuar te Egnatia gjatë vitit të fundit në role drejtuese. Prezantimin e trajnerit të ri e ka bërë drejtori sportiv, Elvis Plori.


