Benzema në lotë e pranon se paraja është gjithçka: Më larguan milionat… (VIDEO)
Lotë në konferencën e fundit si madrilen për Karim Benzema, njeriun që në 14 vite me fanellën “Los Blancos” ka fituar pothuajse dy trofe në sezon.
Një karrierë e jashtëzakonshme që Benzema ka dashur ta mbyllë në Madrid por oferta e çmendur e Al Ittihad ku do të fitojë rreth 300 milionë në 2 sezone, e ka shkaputur me dhunë nga La Liga dhe Spanja pasi në Arabi ai do të arkëtojë me shumë se sa ka fituar në gjithë karrierën te Reali.
“Real Madrid ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë familja ime, gjithmonë do ta ndjek. Dëshiroja të rinovoja dhe ta mbyllja këtu karrierën por ndonjëherë në jetë vijnë disa shanse të tjera Ishte një rrugë e gjatë dhe e mrekullueshme.
Kam pasur fatin të përmbush ëndrrat e fëmijërisë. Kur pashë Perezin, mendoja se ky është personi që ka transferuar në Madrid lojtarë si Ronaldo dhe Zidane. E pabesueshme! Sot vjen dita të shkruaj një tjetër histori”.
