SHOKUESE/ Ish-sulmuesi i Interit tenton të mbysë motrën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 08:26

Një lajm shokues trondit Francën dhe jo vetëm. Ish-lojtari i Parmës, Interit dhe Bologna-s, Belfodil, është marrë në pyetje nga forcat e policisë pas një sherri me motrën e tij 15-vjeçare.
“Lequipe” shkruan se sulmuesi algjerian u ndal më pas me akuzën e dhunës ndaj adoleshentes, e cila tregoi shenja të qarta të duarve të tij në fyt, pasi sipas të dhënave, ai ka tentuar që ta mbysë.
31-vjeçari që militon në kampionatin e Katarit, ndodhej në Paris te prindërit ndërsa policinë e lajmëroi motra e tij e cila deklaroi se ai e sulmoi e madje tentoi që ta mbyste.
Gjithsesi ajo nuk ka ngritur ende asnjë akuzë ndërsa Prokuroria e Versajës po kryen hetime më të hollësishme.
