Milan e zyrtarizon: Maldini është shkarkuar nga detyra në 5 qershor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 17:52
Nuk ka më dyshime, Paolo Maldini largohet zyrtarisht nga detyra e shefit të skuadrës së Milanit dhe bashkë me të edhe drejtori sportiv Massara.
Ish-mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi, largimi i të cilit ka ngjallur zemërimin dhe revoltën e tifozëve, trajnerit Stefano Pioli dhe tifozëve, që prej pasdites së sotme nuk është më as me letra përfaqësues i klubit në pronësi të fondit amerikan RedBird.
Klubi bën me dije se Maldini është shkëputur zyrtarisht nga të gjitha funksionet që prej datës 5 qershor 2022.

