Tirana gjen sulmues, i "rrëmben" Vllaznisë brazilianin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 19:22
Kaiña Nunes zyrtarizohet si sulmuesi më i ri i Tiranës. Qëndërsulmuesi brazilian që do të zëvendësojë të dëmtuarin Patrick, ka nënshkruar me bardheblutë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e Orges Shehit.
26-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me Vllazninë ku nuk la gjurmë ndërsa shpërtheu një vit më parë në radhët e Kasteiotir ku ishte huazuar nga shkodranët.
Kaiña e mbylli sezonin e fundit me 7 gola mes Kupës dhe Superiores ndërsa në Shqipëri debutoi në vitin 2021 me fanellën e shkodranëve.
