Tirana afron një portier, zyrtarizon ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare

Tirana afron një portier, zyrtarizon ish-lojtarin e Kombëtares
Largohet Visar Bekaj por vjen një tjetër emër që ofron siguri. Gentjan Selmani bashkohet me Tiranën për të plotësuar boshllëkun e lënë nga portieri kosovar i cili do të largohet nga Shqipëria pas dy sezoneve si bardheblu.

Lajmin e bën të ditur vetë Klubi i Futbollit Tirana nëpërmjet një postimi të shkurtër pak orë pas zyrtarizimit të një emri tjetër, brazilianit Kaina i cili u largua nga Vllaznia.

Selmani u bashkua me Laçin disa muaj më parë pas aventurës disavjeçare në Turqi ndërsa nuk ka arritur të rikthehet në Kombëtares edhe pse shpreson që kjo të ndodhë shumë shpejt.