Nga Miami në Barcelonë, Shakira nuk i ndahet Leiws Hamilton-it


Nisi gjithçka me një festë private në Florida ku Lewis Hamilton e ftoi Shakira-n në jahtin privat dhe që prej garës së Miami-t, ata të dy duket se nuk ndahen dot nga njëri-tjetri.

Këngëtarja ka ritheksuar se janë vetëm miq por fakti që ajo u shfaq në bokset e Formula 1 edhe gjatë garës së Barcelonës, ngre shumë hije dyshimi.

Mediat iberike aludojnë se mes të dyve ka më shumë se një miqësi të thjeshtë dhe nëse është e vërtetë, Shakira do të rezultonte një fitimtare e lindur pasi iku nga krahët e një kampioni si Pique dhe hidhet në krahët e 7 herë kampionit të botës.