Kthesë 180 gradë në telenovelën “Messi”, argjentinasi afrohet sërish me Barcelonën

Gazeta katalanase “Sport” aludoi se në datën 6 qershor, pra të martën, Lionel Messi do të prezantohej në Arabinë Saudite ku mendohet të fitojë 400 milionë në sezon, por stafi i tij bën një hap pas.

Babai i tij, Jorge Messi është zhvendosur në Barcelonë ku ka takuar presidentin Joan Laporta sepse numrit 10 i pëlqen shumë ideja për t’u kthyer në klubin që e bëri të madh dhe për ta ndihmuar ai tani në këto momente të vështira.

Nuk janë paratë problemi kryesor në këtë mes, por shuma që propozon Al Hilal është vërtetë e çmendur dhe për të bërë një krahasim, në Arabi, Messi mund të fitojë në total aq sa janë edhe borxhet e Barcelonës, 1 miliardë euro.

Inter Miami është gjithashtu sërish në lojë pasi përveç një page të majme i ofron Messit edhe një kuotë të madhe të përqindjes së klubit duke shpresuar që të shfrytëzojë dëshirën e familjes së argjentinasit.