Tallavaja në fushatën e PS-së, Andoni: Tallje me publikun, uli nivelin e prezantimit

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin "Drejt" në RTV Ora deklaroi se përdorja e një muzike tallava në fushatë është tallje me publikun duke i ulur pikë vetes në niveline  prezantimit.

Ben Andoni: Tallavaja ka ulur nivelin e prezantimit në publik, mgjth është e drejtë ajo por kur publiku shkoka tek kjo dhe ky është një element në gjuhën e komunikimit. Ne duhet ti vendosim gishtin vetes tonë. Ka një problem, administrata tek ne duket se ka qejf të vetëpërdoret. Para viteve '90 ka patur individë të shkëlqyer në administratën shqiptare.

Rama jo vetëm ka ditur ta marrë pushtetin, por dhe ta dispulsojë pushtetin. Jo vetëm duke parë publikun se çfarë niveli perceptimi do. Në fushatën e parë u fut me ata djemtë dhe ishte një nga gjërat më moderne që pa Tirana. Kur shikon tani ti drejtohesh një rryme muzikore që për mua nuk është rrymë muzikore, në njëfarë mënyre më duket sikur po tall të gjithë kanonet e perceptimit të publikut shqiptar. Ka një problem nëse ky publik dashka këtë. Ka një problem të madh me demokracinë.