Rama nga Kamza: Baca dhe Like Floriri mbështesin një kandidat që do të helenizojë Himarën

Kryeministri Edi Rama akuzoi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Himarë Fredi Belerin lidhur me retorikën e tij anti-shqiptare.

Rama tha se po të ishte i mirë baca (Berisha), s’do ja jepte mundësi atij në Himarë me mbështetjen e bacës dhe Like Floririt për të helenizuar Himarën.

Rama: Ajo që po ju them është se po të ishte i mirë baca, s’do ja jepte mundësi atij në Himarë me mbështetjen e bacës dhe Like Floririt për të helenizuar Himarën, thotë ai… Kjo është diçka që PD se ka bërë as në vitet 90 apo 2000 kur ishin punët thikë më thikë me PS. Kur zgjedhjet bëheshin me konflikte të jashtëzakonshme mes tyre. Atje në Himarë vajtën bashkë PS e PD, në Himarë për të mbështetur një kandidatë të përbashkët kundër dikujt që kishte tendenca antishqiptare.

Por ai kandidati atëherë kundër të cilit unë PS e PD, ishte një zotni burrë krahasuar me këtë maskara që ka dalë atje në Himarë e më mbështetjen e Salike floririn për bashkë fitojmë. Kush fiton me të ? Është  siguritë që s’fitojnë demokratët, e djathta shqiptare, prandaj atë sovranitetin që u a shet baca të djathtëve se nuk është sovranitet kur baca do ti shmanget përballjes me vulën, është vasalitet kur çon atje një eksponent që vjen nga skutat më të errëta të armiqësisë me shqiptarët që kërcënon marrëdhëniet me Greqinë, që u kërcënon emigrantët që do u marri letrat e do ja u grisi po nuk votuan për të…

Nuk ka zot që ja u gris letrat emigrantëve. Po vjen puna për të patur avokat mbrojtës në Greqi është te kryeministria. Jo te ky honxho-ponxho që ka mbetur I ngrirë në kohën e urrejtës. Ne grekët i kemi vëllezër, s’kemi nevojë të nxisim urrejtje. S’ka shanse të dali dikush të nëpërkëmbi shqiptaret. Ky maskara që thotë do të vë në vend të drejtat e mohuara në 60 vjet. Ky s’di të llogarisë, ça është 60 vjet. Do helenizoj Himarën. DO e kthejë ku di unë se çfarë.