Gara për Tiranën, Gjokutaj: Më 14 maj votoni njeriun me të cilin do të donit të qanit hallet dhe të zgjidhnit problemet
Kandidati për anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës i koalicionit "Bashkë Fitojmë" Genc Gjokutaj deklaron se kryebashkiaku aktual i Tiranës duhet të largohet pasi nuk përfaqëson shërbimin ndaj qyetarëve, por përkundrazi blerësin e votave, betonin.
Ai bëri thirrje që më 14 maj të votohet për kandidatin që përfaqëson qytetarinë, integritetin, kapacitetin, aftesinë menaxhuese, ndershmërinë dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.
"Te dashur Votues!
Te dashur Tiranas!
Te dashur Zonjat dhe Zoterinjte e mi ne te gjithe Shqiperine!
Te dielen me 14 Maj ju do ti drejtoheni kutive te votimit per te zgjedhur Qytetarin Tuaj te pare, Kryetarin e Bashkise, njeriun me te cilin do te donit te qanit hallet dhe te zgjidhnit problemet e perditshme!
Do te votoni per Keshilltaret Bashkiake te cilet me vendimmmarrjen e tyre transparente do te jene zeri Juaj ne Bashki, syri dhe veshi qe do tju beje me dije se ku do te shkojne taksat Tuaja deri ne qindarken e fundit! Por qe keto misione te mos mbeten endrra por te behen realitet eshte e rendesishme te njihni dhe te dini per njerezit kandidate dhe per çfare ata perfaqesojne! Une mendoj se Belind Kelliçi perfaqeson qytetarine, integritetin, kapacitetin, aftesine menaxhuese, ndershmerine dhe perkushtimin ndaj Jush perballe nje kandidati i cili qe kur ka ardhur e deri me sot nuk i ka sherbyer qytetit por mafias, nuk i ka sherbyer ndertimit arkitektonik qe i duhet Tiranes por zenies se hapesirave per komunitetin dhe kullave te larta qe ofrohen pa kerkese dhe me çmime faraonike!
Ky Kryetar Bashkie duhet te largohet pasi nuk perfaqeson sherbimin ndaj qytetareve por bleresin ne kesh te interesave dhe votave! Erion Veliaj nuk perfaqeson transportin publik por bllokimin e tij! Ai perfaqeson betonin ne vend te gjelberimit, taksen gjobe per te gjithe ne vend te taksimit nxites per tregun! Si kandidat per Keshillin Bashkiak ju lutem ne besimin Tuaj per kete ndryshim i cili do te na shpetoje nga smogu dhe mashtrimi i perditshem!
Mos u genjeni as nga parate qe mund tju ofrohen pasi ato jane parate Tuaja te pa dhena nepermjet mungeses se sherbimeve! As nga fjalet e bukura dhe premtimet qe perhere i ka bere dhe asnjehere nuk i ka mbajtur!
Si anetar i Keshillit Bashkiak neser ju betohem si njeri prej Jush qe shumekush me njeh se do te jem zeri dhe shpirti Juaj ne Bashki gje te cilen vete do ta verifikoni!
Prandaj ne emer te femijeve tane, prinderve tane, vetes tone, te ardhmes tone ju perulem me respekt per kete vendimmarrje te madhe! Ju lutem qe sipas bindjes Tuaj dhe realitetit e nevojes se Qytetit te mos e lini pa shfrytezuar te drejten e shenjte per te zgjedhur dhe vendosur vete fatin Tuaj!
Dilni dhe votoni te gjithe! Vota Juaj eshte fara e Lirise! Mbilleni ate sa me shume qe te kemi sa me shume Liri! Votoni numrin 5 #BelindKelliçi ne fleten e verdhe te votimit per Kryetarin e Bashkise! Votoni numrin 1 per Koalicionin #BashkeFitojme ne fleten gri te votimit! Na jepni besimin Tuaj tju japim sherbimin tone te cilin e meritoni dhe ua kemi borxh!
Me respekt Av. Genci Gjokutaj"
