"Takimi i ngjalave", Kryemadhi: Basha braktisi PD me bojkotin e zgjedhjeve 2021, mbushi dynjanë se i dha LSI 15 mandate
Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Ora News deklaroi se dyshimet për një braktisje të PD-së nga Lulzim Basha nisën që me lëshimin e pushtetit vendor.
Kryemadhi akuzoi ish-kreu demokratik për deklarata të pavërteta se në zgjedhjet e 2021 i kishte ofruar LSI 15 mandate.
Monika Kryemadhi: Dyshimet dhe indicjet filluan që me lëshimin e pushtetit vendor që do digjeshin e do bëheshin. Prisnim që në korrik të dilte Angela Merkel dhe BE-ja për bojkotin e zgjedhjeve lokale. Nuk dolën , mgjth ne kishim hyrë në një rrugë pa krye dhe ishte historia që ti do të ndjekësh sepse po të shkëputeshe do të thonin që e ke fajin ti dhe përçave opozitën. Pastaj goditja përfundimtare për mua, që ishte pa kthim mbrapa ishte shembja e Teatrit Kombëtar, ku tregohej hapur se kishte një pazar.
Për të shkuar më pas tek marrëveshja e 5 qershorit që u shkel me këmbë nga PS edhe pse u nënshkrua në abasadën amerikane dhe u përshëndet nga kryetari i shtetit dhe komisioneri për politikën e jashtme dhe zgjerimit në atë kohë. Kur u bënë ndryshimet kushtetuese më 30 korrik reagimi i Bashës ishte zero, dhe tregonte haptas që kishte.
Nga ana tjetër këtej mbushi të gjithë dynjanë sikur i kishte propozuar LSI-së 15 mandate gjë që ska ndodhur kurrë. Me mua jo njëherë të jeni të sigurt Unë i pata kërkuar vetëm Kukësin dhe Dibrën, Kukësin ia lamë se s'kishim kandidat. Për Dibrën i patëm kërkuar doktorit të tretit dhe më 8 mars në mëngjes më thonte mua më jep një grua. Si do grua o vlla kur ka 6 muaj tjetri që bën fushatë. Për Gjirokastrën nuk u kalkuluan.
