Ermal Dredha: Presim të ndërtojmë Vlorën turistike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Mesdheun
Kandidati i PS në Vlorë Ermal Dredha në një takim me banorë të qytetit deklaroi se do të punojë që ta kthejë Vlorën në një qytet turistik jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjtihë Mesdheun. Ai përmendi dhe disa investime të bëra në qytet, si dhe projekte të tjera që synohen të bëhen mandatin e ardhshëm.
"Ky është momenti i parë që kam një angazhim personal me politikën. Patjetër që im atë ka patur ato lidhjet në politikë me PS-në. Unë e kam angazhim dhe sfidë me veten këtë angazhim të ri.
Gjatë vizitave që kam patur prej një muaj e gjysmë nuk kam lënë cep të Vlorës, fshatra. Probleme ka nga më të ndryshmet.
Dua ti prek pak, që nga rrugët e brendshme të lagjeve, pastrimi, ndriçimi. Gjtihmonë marrim si referencë investimet që ka bërë qeveria shqiptare e që janë investime shumë serioze, që nga Lungomarja. Ka dhe një investim tjetër madhor si aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë. Ne presim të ndërtojmë një Vlorë turistike, një Vlorë të brenduar në turizëm jo vetëm brenda territorit shqiptar por në të gjtihë Mesdheun. Për këtë bashkia duhet të jetë në bashkëpunim të plotë me qeverinë. Këto investime unë i shikoj si angazhime jo thjesht premtime," tha ai.
