Shitblerje votash, Kryemadhi: Kanë shkuar nga Tirana në Skrapar duke kërcënuar në lokalet e fshatit e duke vënë gjoba

Deputetaj e PL Monika Kryemadhi në një intervistë për RTV Ora deklaroi se në Skrapar po kërcënohen banorë të zonës nga Ministia e Brendshme dhe një person me mbiemër Mema, i cili u ka vënë gjoba njerëzve.

Monika Kryemadhi: Është ngrit e gjithë Ministri e Brendshme dhe ka shkuar në Skrapar. Se ç'është një Genc/Gent Mema, dy metra i gjatë, nga Tirana. Shkon rri atje, nuk ka lënë lokal fshati. Ata të gjithë të mbaruar atje, s'ka lënë lokal fshati pa kërcënuar. Ngre AKU, Task Forca, ngre polici. Dhe ka shkuar u ka vënë gjoba njerëzve. Këtë e kanë bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë por kjo u shton inatin njerëzve.

 Mua nuk më shqetëson as patronazhiste se dhe ne kemi patronazhistat tanë që dalim trokasim derë më derë, shpërndajmë fletëpalosje që ti çojmë njerëzit të votojnë. Ne kemi komisionerë në qëndrat e votimit, kemi vëzhgyës, njerëz që rrinë jashtë qendrave të votimit.Shtabet tona elektorale janë të grupuar dhe punojnë dhe me listat e zgjedhësve evidentojnë njerëzit që vijnë e votojnë.

Për ne e rëndësishme është që të mos shiten komisionerët, grupet e vëzhgyesve dhe grupet që nxjerrin njerëzit për të votuar.

Një problem të tillë, Kryemadhi deklarois e ka hasur dhe në Kombinat gjatë takimit me qytetarë të cilët për shkak të frikës nga pushimi nga puna nuk tregojnë hapur bindjen e tyre politike.

Monika Kryemadhi: Unë isha në Kombinat të dielën, në 300 veta vetëm 9 takova, 7 nga ata ishin punonjës të minisbashkisë dhe i kishin nxjerrë të më ruanin mua ku po shkoja dhe një grua që më tha me ke prish lokalin kur u futa. E kam pas në zyrë atë në 2021 dhe asaj të shkretës lokalin ia ka prish Edi Ram akur ka qënë kryetar bashkie. Në 300 veta që takova, ca më thonin jam me ty e ulnin zërin se kishin hall mos i pushonin nga puna thonin; Aman se më heqin nga puna, më heqin tezgën, më vënë gjoba.